Home Aktualitet Motra e Dan Hutrës: Kërkojmë testin e ADN-së, para se të lidheshin...

Motra e Dan Hutrës: Kërkojmë testin e ADN-së, para se të lidheshin nusja ka qenë shtatzënë

Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania se i vëllai dyshonte për atësinë e fëmijës që priste ish-gruaja.

Ajo tregoi se i vëllai i kishte rrëfyer që nusja kishte mbetur shtatzënë 23 ditë para se të lidheshin dhe se fëmija nuk ishte i tij.

“23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë”, tha motra e Dan Hutrës.

Previous articleSqarohet formula e koalicionit te Berishes. Koalicion pa Ilir Meten. Ai do mbeshtes kandidatet e Primareve
Next articleNjë listë me ide takimesh romantike, që nuk ju boshatisin kuletën