Home Bota Motori i avionit u fik në ajër, pilotja femër bën gjestin heroik...

Motori i avionit u fik në ajër, pilotja femër bën gjestin heroik që i shpëton të gjithë

Një avion i vogël ka pësuar një ulje të pazakontë këtë të premte në një nga rrugët e Kalifornisë, pasi motori i tij u fik teksa ishte duke fluturuar në ajër.

Pa dyshim, askush nuk u dëmtua pasi pilotja femër përdori të gjitha aftësitë e saj për të ulur lehtësisht avionin në terren në mënyrë të sigurt në Orange County.

Aeroplani u ul në një rrugë në Huntington Beach dhe pilotja shmangu kontaktin me shtyllat, kabujt telefonikë, madje edhe me makinat të cilat të gjitha i hapën krahun në anën tjetër.

Pilotja femër e cila nuk ka pranuar të identifikohet ka marrë gjithë përgëzimet dhe lëvdatat e mundshme për punën fantastike që bëri.

Zëdhënësja e policisë në Huntington Beach tha se pilotja ishte treguar një heroinë e vërtetë pasi shpëtoi njerëzit në bordin e avionit dhe nuk dëmtoi asnjë në tokë.

Ngjarja bëri bujë në mediat lokale, por edhe ato botërore, ndërsa u vlerësua shumë qetësia dhe saktësia në manovrim e pilotes femër.