Home Kronika Moti i keq, tragetet mbërrijnë në orar. Përpunimi i anijeve ndërpritet nga...

Moti i keq, tragetet mbërrijnë në orar. Përpunimi i anijeve ndërpritet nga era e fortë

Rajoni detar i Durrësit është përfshirë nga era e fortë me shpejtësi mbi 50 km/orë, duke penguar përpunimin e anijeve në port.
Hyrja e tre trageteve, që mbërritën nga Bari në radën portuale rreth orës 7.30, u arrit para orës 8.30 të mëngjesit, ndërsa filloi menjëherë përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve.
Trageti tjetër “AF Marina” pritet të mbërrijë në Durrës nga Bari sipas grafikut sot rreth orës 21.00.
Në kalatat e portit, si pasojë e erës së fuqishme, nuk ka nisur ende përpunimi i anijeve tregtare “Ruth”dhe “Volga 4051”, të cilat kanë sjellë rreth 9100 ton mallra importi si sheqer dhe grurë.
Forcat e Sigurisë Portuale dhe punonjësit e sektorëve përkatës në APD po monitorojnë situatën e krijuar nga moti i keq. Reshjet e shiut që priten para mesditës së sotme mund të ndikojnë në rënien e intensitetit të erës, që vazhdon të fryjë me drejtim nga jugu.