Home Politike Moti i keq në vend, Berisha niset drejt Shkodrës pas gjendjes alarmante

Moti i keq në vend, Berisha niset drejt Shkodrës pas gjendjes alarmante

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur drejt Shkodrës. Me anë të një njoftimi për mediat bëhet me dije se Berisha do nisët në Shkodër për shkak të gjendjes alarmante që ndodhet qyteti për shkak të motit të keq.

“Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftim.

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive.

Previous articleProtesta e PD ditën e Samitit të BE në Tiranë, Tritan Shehu: Ata vijnë të varrosin Ramën dhe nismat e tij, kush më mirë se ne do i mirëpresë?
Next articlePas Albin Kurtit, Josep Borrell nis takimin me Aleksander Vuçiç