Home Aktualitet Moti i keq në vend, ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes dhe ulni...

Moti i keq në vend, ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes dhe ulni shpejtësinë!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Në një status në “Facebook”, ARRSH bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Statusi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

 

 

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Previous articleVrasja e çiftit shqiptar në Itali, flasin fqinjët: Dëgjuam britma. U tronditëm!
Next article“The Guardian”: Polonia dhe shtetet baltike kërkojnë që diamantet ruse të sanksionohen nga BE