Home Aktualitet Moti i keq në Shkodër, prefektja Angoni: Situata është e menaxhueshme, emergjencat...

Moti i keq në Shkodër, prefektja Angoni: Situata është e menaxhueshme, emergjencat janë në gatishmëri

Prefektja e Shkodrës, Maljinda Angoni ishte në zonën e Obotit ku inspektoi situatën e krijuar nga moti i keq. Në daljen për mediat, Angoni tha se deri më tani situata është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri nëse do të ketë një përkeqësim të situatës. Aktualisht në rrugën e Obotit ka prezencë të lartë të ujit dhe është e kalueshme vetëm me mjete te larta.

“Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli I shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Është një gjë normale. Kemi rritje të nivelit të Bunës, liqenit të Shkodrës që ka impoaktu edhe këtu ku ndodhemi sot. Jemi në pikën kyce. Jemi në menaxhim.

Situatë të vështirë. Rrugët janë të zhbllokuara, lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh, edhe nga Boga deri në Qafë Thore. Kemi rënie ortekësh përtej tunelesh, Qafë Thore bigë është e bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme. Përveç rrugëve nga Tamara-Vermosh që këshillohet të bëhen me zinxhirë. Po merren masat nga të gjithë firmat kontrakore. Shtabet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë.

Previous articleU denoncua nga Stop/ Arrestohet farmacisti që ngacmoi gruan që kërkonte të kryente abort
Next articleTrendi i rrezikshëm në TikTok: Ekspertët thonë se rrezikon fëmijët