Home Aktualitet Moti i keq në Durrës/ Pezullohet lundrimi, leshterikët zaptojnë shëtitoren e qytetit

Moti i keq në Durrës/ Pezullohet lundrimi, leshterikët zaptojnë shëtitoren e qytetit

Moti i keq me rrebeshe shiu ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku si pasojë në det janë krijuar dallgë të mëdha, të cilat kanë dëmtuar tërësisht dërrasat dekoruese në shëtitoren “Taulantia”.

Leshteriku ka zaptuar shëtitoren, ndërsa janë vetë bizneset që kanë nisur të pastrojnë mbetjet që ndodhen para aktivitetit të tyre.

Ndërkohë, raportohet se, si pasojë e moti të paqëndrueshëm, është pezulluar përkohësisht dhe dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët. Valëzimi në det shkon nga 5-6 ballë, aktualisht.