Home Aktualitet Moti i keq mbërthen vendin, shtyhet nisja e trageteve nga Porti i...

Moti i keq mbërthen vendin, shtyhet nisja e trageteve nga Porti i Durrësit, ja çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm

Moti i keq që ka mbërthyer vendin tonë ditët e fundit ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Mësohet se është nisur në mëngjes trageti i linjës Durrës-Bari  që duhej të ishte nisur një natë më parë në orën 23:00.

Nisja u bë në orën 07:00 dhe trageti pritet që të jetë në orën 14:00 në Bari. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port deri në qetësimin e motit.

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Panariti i Korçës ka izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

SOURCEbulevard news
Previous article“Udhëtimi pa vizë i një alieni”
Next articleGattuso pranë shkarkimit, gati zëvendësimi i tij