Home Slideri Moskë: Është arrestuar Alyokhina e grupit Pussy Riot

Moskë: Është arrestuar Alyokhina e grupit Pussy Riot

Policia e ka arrestuar sot anëtaren e grupit, Maria Alyokhina, derisa ajo ishte duke e shpalosur parullën ku shkruante “Urime ditëlindja, ekzekutues” në hyrje të ndërtesës së FSB-së në Sheshin Lubyanka në Moskë, ka thënë kolegia e saj protestuese, Olga Borisova. “Ne vendosëm sot që t’i urojmë çekistët, pasi secili e dinë se kjo konsiderohet festa e tyre”, i tha Alyokhina Redaksisë ruse të Radios Evropa e Lirë, gjatë jë bisede telefonike, nga stacioni i policisë ku ajo po mbahej. Oficerët dhe punonjësit e FSB joformalisht njihen si “çekistë”, në bazë të emrit Cheka, shkurtesë e organzatës së policisë sekrete, e cila ishte krijuar në vitin 1917. Nën presidentin Vladimir Putin, që për një kohë të gjatë ishte oficer i KGB-së dhe ish-shef i FSB-së, i cili i ka sjellur shumë njerëz me përvojë të ngjashme në pozitat e pushtetit, 20 dhjetori zyrtarisht shënohet si Ditë e punëtorëve të shërbimit të sigurisë.