Home Bota Moskë, 38 të vdekur nga zjarri në spitalin psikiatrik

Moskë, 38 të vdekur nga zjarri në spitalin psikiatrik

moskeTë paktën 38 persona kanë vdekur në një spital psikiatrik në periferi të Moskës, pas një zjarri që shpërtheu të premten në mëngjes.
Zyrtarë rus thonë se dy prej viktimave ishin punonjës shëndetësor të spitalit në qytezën Ramenye, i cili u shkrumbua nga flakët.

Ministria njoftoi se medikamentet që kanë marr pacientët e spitalit para gjumit ndikon që pacientët të flenë në gjumë, prandaj kaq shumë vetë kanë humbur jetën, në pamundësi për të ikur.

Mediat raportojnë se vetëm një motër medicinale e dy pacientë shpëtuan.

Policia dyshon se ndonjë problem elektrik mund ketë shkaktuar zjarrin.

Previous articleDako: Tani do t’ju tregoj durrsakëve pisllëqet e këshilltarëve të djathtë. Tani buxhet dhe hyrje për të pastrehët
Next articleBloomberg: Times Square ishte caku i radhës