Home Politike “Mos jep më afate aman”! Sa herë ka fushatë Rama bën premtime...

“Mos jep më afate aman”! Sa herë ka fushatë Rama bën premtime në Rrugën e Arbrit, një ndër investimet më të kushtueshme që ende s’ka përfunduar

Rruga e Arbrit është një ndër ato akse rrugore kombëtare e cila është përuruar disa herë nga kryeministri Edi Rama.

Këtë të mërkurë, kreu i qeverisë ishte në qarkun Dibër, ku një ndër ndalesat e shfrytëzoi të zhvillojë një tjetër ceremoni inaugurimi për çeljen e segmentit rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit.

Duke pranuar se nuk janë respektuar asnjëherë afatet, Edi Rama e ka përuruar disa herë Rrugën e Arbrit, për të cilën në dhjetor të vitit 2014 nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë kineze.

Më 11 tetor 2018, Rama inspektoi punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, nga ku dha afatin e përfundimit të punimeve në pranverën e vitit 202,

 

 

Por më 29 Nëntor 2021 kryeministri ishte përsëri në rrugën e Arbrit, ku edhe këtë herë u organizua një ceremoni me flamuj kombëtarë, nën zhurmën e daulleve dhe pjesëmarrjen e banorëve të zonës të veshur me kostume popullore.

Megjithë ceremonitë e shumta të përurimeve, sidomos në kohë fushatash elektorale, punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit.

Tuneli i Murrizit, që është aksi me më shumë kosto i rrugës. Rruga e Arbrit ka një histori të komplikuar kostosh, nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro, deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe dhe me cilësi të dobët punimesh.

Previous articleAkuzohet edhe për bashkëpunim me Camorran, mbrojtësi i Monzas dënohet me 5 vite burg për trukim të një ndeshjeje…
Next articleMasakra e dytë në Serbi, Konjufca ngushëllon prindërit dhe familjarët e dy ngjarjeve tragjike