Home Aktualitet “Mos i traumatizojmë njerëzit tani duke i prishur banesën”, inxhinieri i ndërtimit...

“Mos i traumatizojmë njerëzit tani duke i prishur banesën”, inxhinieri i ndërtimit tregon cila është nevoja imediate që kanë banorët pas tërmetit

Inxhinieri i Ndërtimit, Besnik Dervishi thotë se në këto momente, pas tërmetit, nevojë imediate është klasifikimi i banesave. Dervishi thotë se njerëzit nuk duhet të traumatizohen duke u thënë që do t’ju shembim banesën. Sipas tij, vendimi për të klasifikuar një banesë të banueshme ose jo është një detyre e vështirë që duhet ta bëjnë ekspertët.

“Nevojë imediate në këto momente është që të klasifikohen kush është e banueshme dhe kush nuk është e banueshme. Kjo kërkon kompetencë të madhe, kërkon shpejtësi dhe specialistë. Në kuptimin që ka të bëjë me jetën e njeriut. Njerëzit janë të tmerruar.Ne jemi të lidhur me banesën, sepse vijmë nga një periudhë që kemi vuajtur për banim dhe e kemi pjesë të jetës sonë. Kur i thua tjetrit që kjo banesë nuk do jetë e përdorshme, madje do shkatërrohet, e ke shkatërruar psikologjikisht. Fillimisht mos i traumatizojmë, ti themi që kjo është e pariparueshme. Kjo duhet bërë me specialistë. Nuk desha të them që ata specialistë që janë në terren nuk janë të zotët. Ekspertët e huaj janë, por nuk e dimë me çfarë tagri janë. Që të marrësh dhe gjykosh një ndërtesë është e banueshme apo jo është një detyrë e vështirë. Në radhë të parë është detyrë e projektuesit. Ai e di si e ka ndërtuar, ai e di ku i dhemb. Duhet parë me dëmtimet që ka. Ai është i pari që duhet të jetë pjesë e kësaj ekspertize. Ne kemi inxhinierë projektues shumë të zotët.”- shprehet Besnik Dervishi për Ora News.

SOURCEBulevard News
Previous articleFOTOT/ Si u rindërtua në pak kohë banesa e familjes Lami e dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit
Next articleBail out-i i ndërtuesve