Home Sociale Mos gjuani se në anën tjetër ka njerëz

Mos gjuani se në anën tjetër ka njerëz

Nga Abdurahim Ashiku

Shqetësimi i Haki Kolës për mbytjen e Dibrës. Nga korrespondencat me Haki Kolën, shkencëtarin e gjelbërimit.

Përshëndetje e faleminderit Duro,
Përshëndetje edhe stafit të gazetës “Rruga e Arberit” që e bëri publik shqetësimin qytetar të disa herë përsëritur të Abdurahimit!
Sa herë kujtohem që duhet përgjigje, më vete mendja të “Ushtari i mirë Shvejk” në momentin që ka arritur në front dhe fillojnë luftimet, ai ngrihet në këmbë dhe thërret me të madhe:
“Mos gjuani se në anën tjetër ka njerëz”
Ndoshta në vitet 1970 kur është bërë studimi i parë për Skavicën, një pjesë e jona kishte ngazëllimin e zhvillimit.
Vitet kaluan e kur sytë na u hapën kur unë pashë në Kaliforni sistemin që ndërtohet e shoqëron çdo digë HC, nga ku derdhet ujët e turbinave e deri në pasqyrën e liqenit, për të siguruar rrugë kalimin për peshqit, menjëherë alarmi i Duros më çoi në mendje dhe thashë: mirë se për peshqit, neve nuk kemi arritur në stadin që të mendojmë, (e në fakt as kjo nuk duhet të na bëjë krenarë) po njerëzit tonë ku do jetojnë, si do lëvizin ??????????
Duhet t’ia kujtojmë opinionit publik se atje ka njerëz, ata duhen pyetur se çfarë duan të bëjnë me token e tyre, dhe kush u jep të drejtë të tjerëve që t’ju mbulojnë tokën, shtëpinë e historinë me ujë atyre ????????????

Haki Kola

Mos harroni, bëjeni betejë qëndrese. Në Dibër ka njerëz që u mbytet gjithçka…