Home Kronika Mori 570 mijë euro përmes mashtrimit, burg ish- punonjëses së Bankës së...

Mori 570 mijë euro përmes mashtrimit, burg ish- punonjëses së Bankës së Shqipërisë: Më kanë kërcënuar 4 banda

Gjykata e Tiranës lë në masën e sigurisë “arrest në burg” Milena Derajn, 30 vjeçaren e akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Në seancë, Deraj ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme.

Deraj ka pretenduar se është kërcënuar me pistoletë në kokë dhe është marrë peng.

Në sallën e gjyqit, Deraj tha se pas rrëmbimit fshihej familja Ferracaku, që u përfshi në masakrën e Velipojës, ku pas sherreve për çadrën, pati përleshje me armë dhe viktima.

Po ashtu ajo kërkoi mëshirë para togave të zeza me pretendimin se ishte nënë e një fëmije të mitur.

Deraj kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes së familjes Ferracaku. Deraj dyshohet se ka marrë përmes mashtrimit një shumë prej 340 mijë euro.

Ajo ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340.000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që ata kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, Deraj ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, që e kishte mikeshë, duke i marrë 230.000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

Previous articleKëshilli i Sigurimit në OKB, Xhaçka: Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike
Next articleEkonomia gjermane ka rënë në recesion, por sa dramatike paraqitet gjendja?