Home Kronika Mori 4 mijë euro për të ngritur në gradë inspektorin! Gjykata lë...

Mori 4 mijë euro për të ngritur në gradë inspektorin! Gjykata lë në burg pedagogun

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka komunikuar masat e sigurisë ‘Arrest ne burg’ për pedagogun e akademisë se policisë Qetsor Gurra dhe policin Dritan Lelaj.

Qetsor Gurra, pedagog në Akademinë e Sigurisë në Policinë e Shtetit u vu në pranga më 2 dhjetor pasi akuzohet për korrupsion. Dosja.al raportoi e para se Gurra u arrestua në ambientet e Akademisë së Sigurisë bashkë me inspektorin Dritan Lelajn, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Autostradave në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, kandidat në procesin e konkurrimit për gradën ‘Nënkomisar’.

Të dy zyrtarët ishin nën hetim prej muajsh, kohë gjatë të cilës është dokumentuar se Gurra do të merrte 4 mijë euro në këmbim të dhënies së gradës së nënkomisarit për Lelajn. Pedagogu dhe inspektori Lelaj kanë në procesin e konkurrimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të falsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurrentëve.

Në funksion të hetimeve të kryera dhe të ekzekutimit të vendimeve penale të GJPKKO, u kryen kontrolle banesash, zyrash nga të cilat u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme te subjekteve.

SOURCEdosja.al
Previous articleEkspozita në shtëpinë e Kadaresë/ Ekspozohen të gjitha përkthimet e veprës së Dante Aligerit në shqip
Next articleShtohen rastet e reja në vendin fqinj/ Varianti i ri Omicron është shumë afër Shqipërisë