Home Aktualitet Monika Tahiri mashtron nëndrejtorin e ISSH dhe plasarit koalicionin e PD-së...

Monika Tahiri mashtron nëndrejtorin e ISSH dhe plasarit koalicionin e PD-së me PDIU-në në Durrës

tahiriKërkesa e PD-së për të kërkuar shkarkimin e Monika Tahirit nga drejtimi i degës së sigurimeve shoqërore në Durrës dhe deklarimi nën zë se na duhet pak kohë për ta zëvendësuar se nuk po gjejmë njeri, në fakt është skema e përgatitur mjaft mirë nga një grup abuzuesish që e kanë uzurpuar këtë drejtori dhe që nën ndikimin e tyre po abuzohet edhe në Durrës. Rasti më i fundit i denoncimit të bërë nga gazeta “Bulevard” se në këtë institucion, pra në degën e sigurimeve në Durrës bëhet abuzime në shkarkimin e punonjësve dhe emërimin e tyre, PD e Durrësit është munduar të justifikohet me një kërkesë për shkarkimin e Monika Tahirit, drejtueses aktuale. Në pamje të parë kërkesa është dukur një gjë normale për një parti që kërkon të marrë një mandat të tretë siç është PD-ja dhe në krye të një institucioni që bën çdo ditë dhjetra e dhjetra të pakënaqur është një njeri anonim në drejtim po një njeri që po abuzon rregullisht dhe për këtë vijnë në ndihmë dhe vendimet e gjykatës. Por ndërsa dukej se PD-ja e kishte marrë seriozisht këtë shkarkim, kjo duket se është një lojë për të hedhur hi syve mbi ata që janë bërë të pakënaqur nga kjo drejtoreshë, e cila abuzon çdo ditë dhe ka shënuar dhe rekorde në punën e saj negative. Një ekip kontrolli i drejtuar nga nëndrejtori i ISSH, Astrit Hako dhe sekretari i marrdhënieve me publikun dhe median kanë mberritur këto ditë në degën e Durrësit për të bërë verifikimet e duhura. Por abuzimi i zonjës Tahiri këtë rradhë është ngrënë me bukë ndrësa ajo sipas burimeve të brendshme ka thënë se ata që janë larguar nga puna kanë pasur problemin me arsimin e lartë dhe se të katër specialistët që janë te pensionet janë me arsim të lartë dhe kjo ka sjellë një risi! Ky është mashtrim pasi një nga punonjëset aty është me arsim të mesëm dhe nëse zonja Tahiri këmbëngul për këtë ne e faktojmë me emër dhe dosje. Po ashtu një nga personat që është larguar nga puna është në vitin e fundit të shkollës së lartë dhe ajo është zëvendësuar pikërisht me atë që ka arsim të mesëm dhe nuk e ka nisur fare punën. Gjithsesi përtej një skeme të organizuar duket se kjo përplasje babaxhane nuk është se nuk po shkakton plasaritje mes PD dhe PDIU-së. PD-ja nga dita në ditë po e kupton se cfarë i ka bërë vetes me këto emërime, ndërsa PDIU-ja ngushëllohet me faktin se edhe po nuk fitoi partia e tanishme në koalicuion z. Idrizi i ka dhënë fjalën se do të jenë përsëri në pushtet. Kjo plasraitje ende nuk ka mbërritur te ata që ndajnë para për të luajtur poker!

Previous articleEgzaltohet nga anëtarsimet! Statusi i kreut të arsimit në Durrës Filip Gjonçi…për mitingun e PD-së
Next articleEduard Ndreu kërcënon PD në Durrës: Dua kandidat për kryetar bashkie nëse nuk më listoni për deputet