Home Aktualitet Monika Tahiri gjunjëzon gjykatën në emër të koalicionit. Vazhdon skandali me drejtoreshën...

Monika Tahiri gjunjëzon gjykatën në emër të koalicionit. Vazhdon skandali me drejtoreshën e Sigurimeve në Durrës

monika tahiriDrejtoresha e Sigurimeve në Durrës, Monika Tahiri ka mundur të arrijë me sukses misionin e saj për të heshtur para drejtësisë, për atë që ka bërë vetëm për pesë muaj në drejtim në një institucioni, ku kanë filluar të vidhen edhe lekë nga hajdutët, ndërsa janë rikthyer radhët e pritjes të qytetarëve, që kërkojnë shërbim. Një numër më parë gazeta “Bulevard” ka bërë të ditur se kjo zonjë është gjobitur nga gjykata pasi nuk dërgon në këtë institucion që është skandal tjetër, dokumentet orgjinale, që kjo e fundit të japë drejtësi. Por turpi shkon deri në gjunjëzim. Në një tjetër seancë të këtyre ditëve të fundit juristja e këtij institucioni është paraqitur në sallën e gjykatës me dokumenta gjysmakë dhe ajo ka pranuar se drejtoresha nuk ka i ka siguruar marrjen e të gjithë dokumentave orgjinalë, të cilat janë i vetmi burim për gjykim. Burime nga gjykata e Durrësit kanë bërë të ditur për gazetën Bulevard se ky është nga rastet e rralla, po edhe kur ka ndodhur kanë qenë njerëz të veshur me pushtet që i kanë mbrojtur drejtuesit në këtë mënyrë kaq sakndaloze. Ndërsa, një gjyqtar e ka dënuar me 200 mijë lekë për mos dhënie të dokumentacionit orgjinal, mësohet se vetë drejtoresha është shprehur me një fjalë popullore që aq i fiton në ditë, vetëm nga një klientë që ja sigurojnë sekserët. Po sipas të njëjtave burime, drejtoresha është shprehur se ajo ka mbrojtjen e drejtësisë dhe asgjë nuk mund t’i bëjnë asaj, gjykatat dhe prokuroria, ndërsa mësohet se në këtë të fundit, ka një dosje për shkelje të rënda dhe abuzime në punë. Monika Tahiri është drejtuesja, e cila është vënë përballë drejtësisë me fakte dhe kjo është arsyeja që ajo kërkon të bëhet pengesë në gjykim duke fshehur dokumenta për ata që e kanë paditur dhe që natyrisht do t’i fitojnë këto gjyqe. Për ta bërë këtë ajo ka zgjedhur juristet që për shumë arsye kanë mbetur në punë duke i detyruar që të shtyejnë seancat gjyqësore dhe aq më shumë që shtyerja e tyre të bëhet duke fshehur personin e saj. Një nga gjyqtarët e proçeseve të shumtë që ajo ka, tha për gazetën Bulevard se i vjen keq që juristet po bëhen mburojë për të penalizuar veten dhe jo atë që shkel ligjin cdo minutë dhe sekondë. Gazetar të Bulevardit tentuar ditën e mërkurë të kontaktonin lidhur me këtë fenomen ku një drejtoreshë ka gjynjëzuar drejtësinë, por ndërsa shkuan në ambjentet e zyrave ata u ndeshën me një fenomen që nuk kishte lidhje me këtë fakt. Dhjetëra persona që shtyheshin te sekserët për të krijuar mundësinë për të takuar drejtoreshën, janë ankuar se kishte edhe të “punësuar” që gjatë këtij proçesi radhe vidhnin edhe ato pak lekë të qytetarëve që në shumicën e rastëve janë pensionistë. Ky është rasti më unikal që një drejtoreshë mban peng gjykatën si e forta e koalicionit, po në fakt ka “punësuar” dhe hajdutë që të vjedhin në ditën që ajo ka pritjen me popullin, ose më saktë takimin me hajdutët! (vijon nr. tjetër, në ndjesë të lexuesve me abuzimet në këtë drejtori)

Previous articleXhaxhi militanti vazhdon poemën e parë për Doklead Ademin
Next articleRrumpallë në PD-në e Durrësit! Arqile Gorea kërkon largimin nga lista e Durrësit dhe transferimin në Lushnje