Mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka përfunduar pas më shumë se një ore. I pari që është larguar nga Presidenca është kryeministri Edi Rama.
Ai ishte i pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj bashkë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kreun i SHISH, Oljan Kanushi, si dhe ministrat. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur kreu i qeverisë Rama argohet nga Presidenca, i shoqëruar nga eskorta.