Home Slideri Mjeku i Spitalit të Durrësit: Doklead Ademi ka qenë përdorues i rregullt...

Mjeku i Spitalit të Durrësit: Doklead Ademi ka qenë përdorues i rregullt droge. Kartela e tij nuk zhduket, orgjinalin e kam unë!

ademiiiademiIsh kreu i Hipotekës dhe aktualisht drejtor i Ujësjellësit në Durrës, Doklead Ademi ka qenë përdorues droge dhe për këtë është kuruar rregullisht. Edhe pse më parë flitej se kjo ishte një e vërtetë e pamohueshme në rrethet që ai rrinte, jo vetëm për ngjyrën e fytyrës po dhe për sytë që i kishin marrë pamje kanabisi, tashmë akuza vërtetohet nga një mjjek i spitalit të Durrësit, i cili ka kërkuar për arsye sigurie ta bëjë të ditur ermin e tij pas datës 24 qershor. Mjeku në fjalë ka thënë se është marr me kurimin e Ademit, i cili shpesh është dashur të vinte në alarm ekipin e mjekëve për dozat e mëdha që merrte të drogës. Por ai shprehet se kartela e tij ka egzistuar deri vonë në spitalin e Durrësit, ndërsa analizat i janë bërë edhe në Tiranë ku vështirësia për ta hequr apo fshehur kartelën është akoma më e madhe. Gjithsesi mjeku shprehet se ka gjithçka nën zotërimin e tij dhe për asye sigurie ai nuk kërkon që emri i tij të bëhet i ditur, po ai ka garantuar gazetën se pas datës 24 ku po sipas tij do të marrin fund kërcënimet politike për largim nga puna do të tregojë kartelën e drogaxhiut Doklead Ademi, njeriu që nën efektin e drogës nuk ka dhënë prona dhe ka hipotekuar prona, ndrësa tani po i shuan edhe etjen durrsakëve pa e ditur se çfarë po i hedh në vend të klorit ujit të pishëm. “Nuk ka nevojë për të bërë shumë studime, mjafton një analyze e specializuar në Tiranë dhe e kuptoni që Ademi është një përdorues droge. Kam pasur besim se kur Jozefina deklaroi se në radhët tona si PD nuk do të ketë drogaxhinj ai do të largohej, po kjo nuk ndodhi dhe tregon se ka dhe të tjerë si ai”, ka thënë mjeku për gazetën “Bulevard”. Ndërkohë që ai ka treguar dhe ndërhyrjet që janë bërë në këtë spital për të zhdukur kartelën e tij dhe kjo ndërhyrje është bërë nëpërmjet një lidhje edhe me drejtues të spitalit.

Previous articleJep dorëheqjen drejtori i Autoritetit portual të Durrësit Eduard Ndreu. Nuk dihet kandidat për deputet apo për burg
Next articleJa emrat e minutave të fundit të listës së “sigurisë” të PD, PS, LSI dhe FRD