Home Aktualitet Mjeku i njohur shqiptar reagon për shifrat: E sigurt është se nuk...

Mjeku i njohur shqiptar reagon për shifrat: E sigurt është se nuk janë 322 vdekje aq sa tregon qeveria

Mjeku Erion Dasho ka pasqyruar me një tabelë dhe duke iu referuar të dhënave, sipas tij, në tremujorin e tretë të këtij viti në Shqipëri, pra korrik-gusht-shtator, ka 1 mijë e 300 vdekje më shumë se në tre vitet e kaluara.

Reagimi i plotë i mjekut Erion Dasho:

SËRISH PËR VDEKSHMËRINË NGA COVID-19

Një krahasim i vdekshmërisë gjatë vitit 2020 me atë të viteve paraardhëse tregon qartë se “diçka” ka ndodhur tremujorin e tretë të vitit 2020. Në një situatë pothuajse të stabilizuar të vdekshmërisë në vite dhe në një grafik pothuajse uniform, papritur ka një “kërcim” në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Kjo rritje prej gati 1,300 raste nga mesatarja e tre viteve të shkuara nuk mund të shpjegohet me rastësinë. Dhe duke qenë se nuk kemi aktualisht ndonjë “epidemi” infarkti apo aksidentesh, indiciet janë se pjesa më e madhe e 1,300 vdekjeve ekstra lidhen me COVID-19.

E sigurt është se nuk janë 322 vdekje aq sa tregon propaganda qeveritare, por shumë më tepër se kaq. Vdekshmëria nga COVID-19 nuk është 208 për 1 milion, por vlerësohet të paktën 2 ose 3 herë më e lartë se kaq! Shqipëria nuk është vendi me vdekshmërinë më të ulët nga COVID-i në rajon, por ka gjasa të jetë një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë nga COVID-i në botë!

COVID-19 nuk shërohet me propagandë por me masa të efektshme, të bazuara mbi evidenca! Koha për veprim është tani!

https://www.facebook.com/edasho/posts/10159159176382259?__cft__[0]=AZXeN35meLMcTll_Oa1394zfryC9ncGdxeIHi-AypWMunpNwoWETucmLiwiIxuOYbjDacZn3p4kIU3Gh3sG8cGr2OilVZoKRcx6_5Xl335ejv3wFeFHu5NTY7FNAYudsSqQ&__tn__=%2CO%2CP-R

SOURCEbulevard news
Previous articleArtur Zheji jep version të ri: Shqiptarët popull kameleon, kanë flirtuar me pushtuesit
Next articleNga rritja e pagave për stafin mjekësor tek rimbursimi i ilaçeve dhe naftëtarët, Gjylameti tregon prioritetet e Buxhetit 2021