Home Aktualitet Mjeku i njohur shqiptar i drejton thirrjen urgjente Komitetit Teknik të COVID-19:...

Mjeku i njohur shqiptar i drejton thirrjen urgjente Komitetit Teknik të COVID-19: Papërgjegjshmëria në kulm

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale i është drejtuar me një thirrje të fortë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve për luftën ndaj COVID-19.

Dasho kërkon të hapen spitalet rajonale dhe ato lokale për përballimin e pandemisë. Ai shkruan se deri më tani qytetarëve u janë treguar strategji mashtruese, ndërsa vdekjet e raportuara po rriten çdo ditë.

Postimi nga Erion Dasho

Papërgjegjshmëria në kulm! Një thirrje për ministrinë dhe komitetin: Hapni spitalet rajonale dhë ata lokalë! Shfryni presionin mbi spitalet COVID!

Mos i tregoni qytetarëve “strategji” mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht!

Vdekjet e raportuara po rriten çdo ditë! Shumë më tepër vdekje nga COVID po ndodhin në shtëpi në pacientë që as diagnostikohen, as raportohen!

Vetëm mjekë dhe infermierë kanë vdekur më tepër se 20, sepse janë lënë pa maska dhe mjete mbrojtëse!

Jetojmë dhe Europë, në shekullin e 21-të!

Njerëzit nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem…

O bëni ndonjë lek punë, o ikni!

Njerëzit janë lodhur duke ndjekur të qarat tuaja patetike dhe filmat në stil Bollyëood-i!

Po kaloni çdo cak…

SOURCEbulevard news
Previous articleBenzema kthehet, Hazard dhe Ramos mungojnë
Next articleKëto femra kurrë nuk i thonë “jo” seksit