Home Kronika Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta profesori dhe mjeku i njohur shqiptar,...

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta profesori dhe mjeku i njohur shqiptar, Erion Dasho jep lajmin e hidhur

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dhënë një lajm të hidhur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho njofton se ka humbur jetën nga COVID-19 profesori Feçor Agaçi.

“Sot u nda nga jeta Prof. Feçor Agaçi, mjeku i përkushtuar, profesori i drejtë dhe i ndershëm i Fakultetit të Mjeksisë. Për mua edhe miku më i ngushtë i fëmijërisë së babait tim.

Të qoftë dheu i lehtë, i dashur profesor! Qofsh i kujtuar jo vetëm nga familjarët e miqtë e tu, por edhe nga mijëra pacientët për të cilët u kujdese dhe qindra mjekët e rinj që mësove”, shkruan Dasho.

SOURCEBulevard News
Previous articleKPA kthen në detyrë prokurorin Elvin Gogaj/ Vettingu e detyroi të frekuentonte magjistraturën
Next articleSali Berisha flet për informacione nga shërbimi sekret shqiptar: Ja pse duhet të hetohet Fatos Klosi