Home LifeStyle “Mjafton vetëm sperma dhe inkubatori…”/Reperi i njohur habit me deklaratat shokuese për...

“Mjafton vetëm sperma dhe inkubatori…”/Reperi i njohur habit me deklaratat shokuese për gratë!

Këngëtari i njohur Akon ka deklaruar se meshkujt “janë mbretërit e universit” dhe gratë ekzistojnë vetëm për t’i mbështetur ata. Reperi amerikan shtoi gjithashtu se burrat mund të bëjnë fëmijë pa ndihmën e grave, pasi mjafton vetëm sperma dhe inkubatori për të krijuar jetë.

Këngëtari i njohur, Akon, ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë së fundmi. Ai është shprehur se meshkujt “janë mbretërit e universit” dhe gratë ekzistojnë vetëm për t’i mbështetur ata.

Reperi amerikan ka shtuar gjithashtu se burrat  mund të bëjnë fëmijë pa ndihmën e grave, pasi mjafton vetëm sperma dhe inkubatori për të krijuar jetë.

“Ne jemi perëndi, ne jemi ata që krijojmë jetë”, tha Akon.

Duke folur për gratë në Afrikë, 49-vjeçari theksoi se ato dinë të trajtojnë si duhet një burrë:

“Gratë afrikane të trajtojnë si burrë, si mbret. Nuk konkurrojnë me ty ose të luftojnë për barazi sepse ato e kuptojnë që burrat dhe gratë nuk mund të jenë kurrë të barabartë. E kuptojnë rolin që kanë. Në Amerikë nuk e dinë çfarë roli kanë. Të gjithë kanë një rol në jetë dhe nëse gruaja nuk e kupton pozicionin që ka në jetë, ngatërrohemi pastaj. Si mundet që një burrë dhe një grua të luajnë të njëjtin rol, ku është ekuilibri pastaj? Në Afrikë është fare e qartë, gruaja luan rolin e gruas. Zoti ka futur emocionet dhe dhembshurinë te gratë sepse si figurë e nënës, duhet t’i ketë këto gjëra. Prandaj gratë durojnë shumë dhembje. Si grua, roli i saj është që të mbështesë burrin. Burrat janë mbretër dhe gratë nuk mund të krahasohen kurrë me ne”.

Previous articleStresi mund të çojë në probleme të shumta shëndetësore, ja disa nga vitaminat që veprojnë kundër tij!
Next articleTre bashkitë që synon PBDNJ