Home Sport Miqësore para kampionatit, Tirana triumfon ndaj Bylisit

Miqësore para kampionatit, Tirana triumfon ndaj Bylisit

Tirana ia ka dalë të triumfojë 1-3 në ndeshjen miqësore ndaj Bylisit. Kampionët e Shqipërisë treguan forcë karakteri në Ballsh, duke bërë një sfidë mjaft të mirë.

Për Bylisin “tundi rrjetën” Ruçi (32’). Përmbysja filloi të merrte jetë pas golit të Xhixhës (42’). Goli i Ismajlgecit në të 45-tën do qetësonte disi trajnerin e bardhebluve, Orges Shehi. Për t’u shuar përfundimisht dyshimet rreth fatit të ndeshjes mendoi Hila (76’).