Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar fotot nga godina e re që është ndërtuar dhe që do të shërbejë për ndalimin disiplinor nga policia ushtarake. Mjediset e reja me kamera sigurie janë ndërtuar nga SHBA.
“Krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Në Policinë Ushtarake falë mbështetjes së Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ndërtuar mjediset e reja të ndalimit disiplinor.
Bashkëpunimi do të vijojë me trajnimin e specialistëve të hetimit në Forcat e Armatosura. Krah për krah” shkruan ministrja.