Home Rajoni Ministrja e Maqedonisë së Veriut: Bullgaria nuk garanton heqjen e vetos

Ministrja e Maqedonisë së Veriut: Bullgaria nuk garanton heqjen e vetos

Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska konfirmoi sot se vazhdon presioni ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e shpejtë të negociatave me Shkupin për anëtarësim në BE.

“Ka presion dhe tani ai vazhdon, por pozicioni ynë është i qartë ne presim që Maqedonia e Veriut të fillojë zbatimin e marrëveshjes dhe të sigurojë përfshirjen e bullgarëve në preambulën e kushtetutës së vendit të tyre,”-tha Gençovska.

Sipas mediave të huaja, ministrja tha se që në fillim, i gjithë procesi bazohet në meritat e Maqedonisë së Veriut.

“Nga ana e Maqedonisë së Veriut, duhet të ndërmerren hapa të qartë konkret për të siguruar që traktati do të fillojë të zbatohet dhe do të vazhdojë të zbatohet. Ne presim veprime konkrete”- tha ajo

Sipas Genchovska, përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nuk do të mjaftonte për të caktuar një datë për fillimin e negociatave me BE-në. Ajo gjithashtu u shpreh se vizita e Komisionerit Europian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Oliver Varhei këtë javë nuk krijoj presion shtesë.

“Ne do të vazhdojmë të shpjegojmë se cili është qëndrimi ynë, çfarë presim nga procesi i negociatave dhe cilat garanci duam të përfshihen në kornizën negociuese”,- tha Gençovska.

Ajo shtoi se qëndrimi zyrtar i Bullgarisë tashmë dihet dhe nuk ka ndonjë ndryshim.

“Nëse ka ndonjë përparim në atë se si do të zhvillohen marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut në të ardhmen, e gjithë kjo do të kalojë me vendim të Kuvendit Kombëtar”– stoi ajo.