Home Politike Ministrja Bora Muzhaqi: Nisim programin jashtë shkollor për 9-vjeçaret dhe gjimnazet, orë...

Ministrja Bora Muzhaqi: Nisim programin jashtë shkollor për 9-vjeçaret dhe gjimnazet, orë shtesë falas për arte, zeje, teknologji

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar se do të nisë një program jashtë shkollor falas. Muzhaqi tha se ky program do të nisë fillimisht në 200 shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin. Ky program do jetë falas dhe me dëshirë, ndërsa ministrja theksoi se u vjen në mbështetje të gjithë familjeve që nuk kanë pasur mundësi t’i dërgojnë fëmijët në kurse.

“Dy programe, i pari lidhet me programin jashtë orarit mësimor, për 9-vjeçaren dhe gjimnazet, zbulimin e talenteve të rinjve jashtë orarit të mësimit, sinopsat anë të ndryshe, arti zjetë, teknologjia. Çdo fëmijë në 200 shkollat pilot, do mund të marrin pjesë te ky program sa kush dëshirojnë dhe marrin leje nga prindërit, falas në ambient te shkolla”, tha Muzhaqi.

Previous articleE gëlltit të tërën/ Ja se çfarë zbuluan fshatarët në stomakun e pitonit gjigant
Next articleKurti: Serbia po zgjedh autokracinë