Home Politike Ministrja Balluku: Prioritet për vitin 2023 mbetet energjia, 8 mln euro subvencione...

Ministrja Balluku: Prioritet për vitin 2023 mbetet energjia, 8 mln euro subvencione për panele diellore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar sot prioritetet e këtij dikasteri për vitin 2023, që padyshim do mbetet kriza energjetike.

Balluku u ndal në nismën e qeverisë për të mbështetur 2500 familjet e para për blerjen e panleve diellore, ku 70% e vlerës së tyre mbulohet nga qeveria. Balluku tha se kjo nsimë do të mbështetet edhe këtë vit, ku është planifikuar që 8 mln euro të shkojnë për të mbështetur këtë projekt. Zv.kryeministrja thotë se synojnë që numri i familjeve shqiptare që përdor panele diellore të shkojë në 20 mijë.

“Planifikojmë, duke para mënyrën si e kanë përqafuar, që në 2023, ta rrisim me 10-fish numrin e kësaj nisme. Ne kemi subvencionuar familjet shqiptare që kanë pasur dëshirë që në banesë të vënë panele me 75% të kostos. Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët. 20 mijë në total planifikojmë të arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro”, tha Balluku.

Previous articleZgjedhjet e 14 majit, KQZ përcakton kush propozon anëtarët e KZAZ! PS dhe PD nga 2 anëtarë, PSD dhe Partia e Lirisë nga 1! Anëtari i shtatë me short mes PS dhe PD
Next articleZbardhet letra e Havier Dobit për të atin: Më vjen të vras veten, mamit s’ia fal