Biletat në format të parashtypur do të hiqen nga qarkullimi. Kështu bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
‘Ky projektligj sjell disa risi të rëndësishme, hiqen biletat në format të parashtypur, prerja e biletave, online, përmes sistemit të fiskalizuar. Prerja e biletave bëhet nga asgjencitë në autobusë. Platfroma elektronike garanton secilin të plotë. Biletat në format elektronik do të gjenerohen nga platforma elektronike.Projetkvendimi i dytë për transportin urban ka të bëjë me kompensimin, si pjesë e paketës anti-krizë. Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, qeveria ka vendosur që pjesë të Paketës së rezitencës të bëjë edhe kompensimin me 100 lekë për litër. I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces. Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dhe po mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flotë të re.’– tha Balluku.