Home Kosova Ministria kërkon largimin e presidentit të Federatës së futbollit, detajet e forta

Ministria kërkon largimin e presidentit të Federatës së futbollit, detajet e forta

Federata e Futbollit Kosovar ka aplikuar prej kohësh në Komisionin për licensimin e federatave sportev në Ministrinë e Kulturës, Arsimit dhe Sporteve në Kosovë. Së fundmi, mësohet se përmes një shkrese zyrtare të dërguar në Komitetin Ekzekutiv të FFK-s, Ministria i ka kërkuar presidentit Agim Ademi të pezullojë veprimtarinë e tij në këtë institucion.

Agim Ademi është në proces gjyqësor dhe se si rezultat i kësaj FFK nuk mund të licencohet, pasi kjo do të binte ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës, me statutin e FFK-së dhe me kodin etik të FIFA, të cilin FFK është i obliguar me statut dhe ligje të Kosovës e UEFA-s dhe FIFA-s ta respektojë.

Madje, Komisioni ka kërkuar nga Komiteti Ekzekutiv që të merr vendim për ta pezulluar Agim Ademin nga pozita e kryetarit deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij, nëse një gjë të tillë nuk e bën vet Ademi fillimisht.

Previous articleAgron Neza: Një përgjigje për Sali Berishën dhe 225 mijë dollarët që i dhashë zyrtarit të FBI
Next articleSulmuesi holandez i bashkohet Tottenhamit