Home Aktualitet Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, ja çfarë...

Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19. Për fat të mirë ditën e sotme nuk ka pasur viktima, ndërsa rastet e reja janë 17.

Bëhet me dije po ashtu se 8 qytetarë janë shëruar, ndërsa  ministria vazhdon të bëjë apel për vaksinimin anticovid.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 352 testime,  ka 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 8 të shëruar në 24 orët e fundit

25 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 352 testime, nga të cilët 17 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

10 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Himarë.

Janë 160 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,725 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore               17

Të shëruar në 24 orë            8

Të shtruar në spitale             7

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       352

Testime totale                   2,039,387

Raste pozitive                      333,483

Raste të shëruara                  329,725

Raste Aktive                             160

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      127

Fier                           8

Vlorë                         7

Berat.                        5

Shkodër.                    5

Lezhë.                       4

Korçë.                        3

Durrës.                      1

Previous articleRoli i Shkëlzen Berishës në aferën CEZ, pikëtakimi i interesave me Ilir Metën, disa fakte që nuk u hetuan nga drejtësia që rrëzoi Vetingu! A do thellojë hetimet SPAK?
Next articleA do të rriten çmimet e ushqimeve pas shfuqizimit të bordit?