Home Slideri Ministria e Mjedisit, Sokol Olldashi ka mashtruar Berishën për impiantin e ujrave...

Ministria e Mjedisit, Sokol Olldashi ka mashtruar Berishën për impiantin e ujrave të zeza në Durrës

Tubacionet-rruga-Plazhit Nga Xhevo Gradica /  Skandali përurimit të impiantit të pastrimit të ujrave të zeza në Durrës nga kryeministri vendit Sali Berisha pa përfunduar investimi është cilësuar përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministrisë së Transporteve dhe Punëve Publike. Drejtori i kontrollit të mjedisit në ministrinë e Mjedisit Alfred Deshati ka pranuar se investimi për të cilin Berisha preu shiritin e përfundimit të punimeve, nuk ka përfunduar ende. Konkretisht tubacioni kryesor i mbledhjes së ujrave të zeza nga Shkëmbi Kavajës drejt Urës së Dajlanit për t’u lidhur me pas me magjistralin kryesorë për në Shën Vlash, nuk është mbyllur. Deshati ka shfajësuar ministrinë e Mjedisit duke bërë të ditur se përgjegjësia duhet kërkuar tek ministria e Sokol Olldashit. Berisha ka një muaj që ka prerë shiritin por edhe sot tubacionet nuk janë lidhur. Prova sipas tyre është bërë me ujin e pishëm i cili është marrë nga linja kryesore e Fushë Kuqes për në Durrës dhe është futur në tubacionin kryesor, duke ia sërvirur kryeministrit Sali Berisha si ujra të zeza që vinin nga zona e plazhit më të madh në vend. Berisha dhe drejtori ujësjellësit të Durrësit kanë shtypur së bashku butonet e impiantit sa për të krijuar idenë e vënies në punë të impianit, ndërsa thuhet se kreu ekzekutivit shqiptar nuk ka pasur dijeni për këtë lloj loje që i ka bërë ministri Sokol Olldashi dhe vartësit e tij. Përfaqësuesi i ministrisë së Mjedisit në deklarimet e tij ka thënë se për mashtrimin që i është bërë Berishës dhe opinionin qytetarë duhet kërkuar llogari tek ministri Sokol Olldashi. Deshati fillimisht tha se në Plazhin e Durrësit është bërë një investim gjigand dhe se tashmë bregdeti i Durrësit dhe Kavajës nuk është më i ndotur nga ujërat e zeza. Në fakt investimi i Bankës Botërore nuk ka përfunduar akoma dhe tubacioni kryesor nuk është lidhur akoma me impiantin e përpunimit të ujërave të zeza në Shën Vlash, Pavarëisht inagurimit për efekt elektoral që iu bë këtij impianti nga kreyministri Sali Berisha, rrejti nuk është vënë në gjendje pune. Madje nuk pritet të nisë nga funksioni edhe për shumë vite nëse qeveria apo donatorët e huaj nuk afrojnë ndihmë financiare për të programuar projekt tjetër nga Golemi në drejtim të magjistralit kryesor. Pas deklarimeve të deshatit pati edhe reagime të forta të medias e cila i bëri të qartë se linja nuk është kyçur ende dhe se deri më tani është shtrirë vetëm tubacioni kryesor por jo tubacionet në linjat e dyta e të treta për të grumbulluar dhe dërguar në impiantin e Shën Vlashit ujrat e zeza. Kjo ka qenë edhe situata që ka detyruar drejtorin e mjedisit Alfred Deshati në ministrinë e Mjedisit të ndërrojë kursin e pohimeve duke ia ngecur ministrisë së Olldashit përgjegjësinë e mashtrimit.”Për këtë duhet të përgjigjet ministria e Sokol Olldashit ndërsa ne vetëm se mbikqyrim cilësinë e punimeve”,-ka thënë në vija të përgjitshhme Deshati. Zgjedhjet e 23 qershorit përkojnë me kohën e fillimit të sezonit të verës dhe përurimi fiktiv i kryeministrit ashtu si dhe mashtrimi përfaqësuesve të qeverisë ka pasur qëllime elektorale për të manipuluar opinionin vendës dhe të huaj. Edhe këtë vit nuk mund të thuhet se do të ketë ujëra të pastra në bregdet nga Durrësi në Kavajë dhe kjo për arsyen e thjeshtë se agjensitë e mjedisit nuk ushtrojnë detyrimet ligjore për të bollokuar epenalizuar shkaktarët e ndotjes së detit. Edhe në rast të përfundimit të magjistralit kryesor të ujërave të zeza që po futet në mes të rrugës së plazhit në një thellësi prej 6 metrash, do të duhet një investim tjetër për ndërtimin e rrjetit sekondar dhe tercial që bën të mundur lidhjen e hoteleve buzë detit dhe shtëpive të banimit nga ana tjetër me magjistralin kryesor. Para këtij investimi nevojitet një fond, një projekt dhe rrjedhimisht një tender dhe që do të kërkojë së paku edhe një vit kohë gjithnjë nëse Banka Botërore do të ketë gati paratë për t’ia dhënë qeverisë shqiptare lidhur me përfundimin e këtij projekti. Plazhi Durrësit duke nisur nga Përroi Agait deri në Currila nuk ka ansjë lloj kushti higjene. Janë disa pika të forta ndotëse të ujit të detit nga fekalet që derdhen në të. Qindra lokale, biznese, hotele, restorante, pallate kanë ndërtuar tubacione të nëndheshme për të derdhur natën dhe në fshehtësi ujrat e zeza në det. Aksionet e ndërmarra nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit në prishjen e tubacioneve që derdhin ujrat e zeza në det, janë bërë vetëm për qëllime klienteliste duke dëmtuar rëndë edhe imazhin e institucioneve të shtetit. Fadromat e kësaj agjensie kanë prishur tubacionet në pikun e sezonit të vreës duke detyruar pushuesit të ikin nga ato hotele ku kishte nisur “aksioni” për t’u shpërngulur në të tjera vende akomodimi. Qytetarët dhe pushuesit kanë thënë se aksione të tilla duhen bërë para sezionit të verës dhe duhen nisur nga fundi drejt kreut, ose nga kreu drejt fundit, thënë ndryshe nga Ura e Dajnalit deri tek Përroi Agait apo nga Përroi Agait drejt Urës së Dajlanit. Kjo është edhe zona më e ndotur e plazhit e cila po braktiset vit pa viti nga frekuentuesi përhershëm vetëm për shkak se ujrat e zeza derdhen në det dhe se plazhi nuk ka kabina të veçanta për tualete.

Previous articleYjet me fustan të njejtë?!
Next article“Centauri i ri”-sfida poetike e Moikom Zeqos