Home Kulture Ministria e Kulturës hap garën për drejtor të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës hap garën për drejtor të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës ka hapur garën për drejtor në Teatrin Kombëtar. Nga janari i viti 2014 Teatri Kombëtar u drejtua nga Hervin Çuli, i cili u rikonfirmua në këtë post dhe në muajin prill të vitit 2018. Konkursi u hap më datën 30 shtator dhe Ministria e Kulturës njofton se afati për dorëzimin e dokumenteve do të jetë deri më 28 tetor. “Referuar Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe kërkesave e procedurës së përcaktuar për konkurrim në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor, në Teatrin Kombëtar, kategoria e pagës II-b. Afati për dorëzimin e dokumenteve pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës deri në datë 28.10.2022”, thuhet në faqen e MK. Në njoftim më tej bëhet me dije se kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: Të ketë arsim universitar të nivelit “Master Shkencor” në fushën e artit, menaxhimit të artit kulturor; Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion dhe/apo përvojë të konsiderueshme në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit si dhe në drejtimin e projekteve kulturore. Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij; Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës. Po ashtu të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme – si të sektorit publik ashtu dhe privat dhe t’i dëshmojë ato; Të ketë përvojë me teatrin e të rinjve dhe në programe të Edukimit Përmes Kulturës; Të ketë përvojë në artin multimedial; Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, etj. Kandidati duhet të propozojë një platformë për administrimin e Teatrit Kombëtar

Previous articleZgjedhjet lokale/ Do kenë bashkëpunim? Nuk është bërë pjesë e takimeve me Berishën, Grupi i Alibeajt pritet të bëjë kthesën
Next articleDo të luajë kundër Barcelonës, prestigjozja në Spanjë shkruan për Asllanin: Krenaria e Shqipërisë