Home Aktualitet Ministria Brendshme pengon shpalljen e listave paraprake të zgjedhjeve

Ministria Brendshme pengon shpalljen e listave paraprake të zgjedhjeve

LISTATNga Xhevo Gradica / Ministria e Brendshme është bërë pengesë serioze në shpalljen e listave paraprake të zgjedhjeve në disa bashki e komuna në qarkun e Durrësit. Bashkia Durrës e Manzë, komuna Katundi Ri, Ishëm, Bubq e Thumanë e të tjera si ato nuk kanë mundur të resperktojnë datën e shpalljes së listave pë zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Shkak për këtë gjë është bërë vet Ministria e Brendshme e cila nuk ka furnizuar zyrat e gjendjeve civile me bazën e duhur materiale. Sipas prefektit në Durrës Genci Alizoti vetëm një përqindje e vogële njësive në rang qarku kanë respektuar afatin  e afishimit brenda 3 janarit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të realizohet dhe ky proces nga të 16 njësitë vendore të qarkut. Ministria duhet të dërgojë bojën, printerin dhe letrën për gjendjet civile dhe këto të fundit, pasi të kenë të pastruara listat nga emrat e personave që nuk jetojnë më apo edhe nga emrat e dubluara, bëjnë sisteminin e shpalljen. Listat do të jenë fillimisht paraprake pasi do i nënshtrohen transparencës, pra do të shikohen nga zgjedhësit e interesuar. Çdokush që nuk rezulton të jetë në këto lista ka të drejtën të paraqitet në njësinë vendore dhe që atje çështja merr zgjidhje. Por data 3 janar, afati i shpalljes së listave paraprake, ka përfunduar në një kohë që shumë bashki e komuna ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap të domosdoshëm. Bashkia e Durrësit, më e madhja në qark dhe me shumë vështirësi teknike për ta kryer procesin, ende nuk ka afishuar listat paraprake zgjedhore për shkak të mungesës së bazës material. Një shqetësim i tillë është publikuar edhe nga të tjera njësi. Institucioni prefektit ka organizuar në fund të muajit dhjetor një takim me drejtues të bashkive e komunave dhe në prani të përgjegjësve të gjendjeve civile ka bërë të ditur se afati shpalljes së këtyre listave është 3 janari 2013. Ndërkohë Alizoti, në cilësinë e prefektit, ka bërë të ditur se qeveria ka marrë të gjitha masat dhe se baza materiale nuk mungon. Por krejt tjetër paraqitet realiteti edhe tani që kanë kaluar 2 javë nga skadimi afatit për listat paraprake. Ministria e Brendshme nuk e ka vlerësuar si të ngutshme detyrimin me shpresë se bashkitë e komunat do siguronin vet bazën e domosdoshme materiale, gjë që nuk ka rezultuar si e tillë. Pushteti vendor është shqetësuar pasi kërkon të mos bëhet objekt i debatit qytetar lidhur me shpalljen e listave në një kohë që këtë merak nuk e ka pasur Ministria Brendshme. Bashkia e Durrësit mësohet të ketë dërguar disa relacione në qeveri duke bërë të ditur edhe problemin e shfaqur si pasojë e mosdërgimit të bazës materiale nga ministria e linjës. Ndonëse këto informacione e relacione janë adresuar para ndërrimit të viteve, edhe sot nuk ka një përgjigje se çfarë do të ndodhë realisht në ditët e mëpasme. Krerët e qeverisjes lokale kanë njoftuar edhe prefektin e Durrësit Genci Alizoti duke kërkuar ndërhyrjen sa më parë të institucionit të tij. Publikimi i listave do të kryhet çdo fillim muaji. Në këtë rishikim u kushtohet kujdes personave të cilët mbushin 18 vjeç, njohur si votues për herë të parë dhe që detyrimisht duhet të jenë pjesë përbërëse e listave paraprake e përfundimtare. Përpilimi listave, pastrimi nga emrat që nuk duhet të jenë në to dhe shpallja listave përfundimtare janë pjesë e detyrimit ligjor. Për t’iu shpangur penaliteteve me ngarkesë edhe politike bashkitë e komunat në vështirësi për bazë materiale kanë ruajtur korrespondencën me prefekturën dhe ministrinë.

Previous articleFaktet që tregojnë fallsitetin e një vendimi qeverie
Next articleLiderët e Preshevës të mërkurën te Thaçi