Home Aktualitet Ministri Olldashi mashtron Durrësin për ujësjellësin e ri. Projekti është bërë 20...

Ministri Olldashi mashtron Durrësin për ujësjellësin e ri. Projekti është bërë 20 vite më parë

olldashiNga Xhevo Gradica / Ministri Transporteve Sokoll Olldashi ka mashtruar përsëri qytetarët e Durrësit për projektin e furnizimit me ujë të pishëm. Një ditë pasi Olldashi ka bërë mashtrimine rradhës janë kundërpërgjigjur specialistë të ujësjellësit të cilët kanë nxjerrë në dritë edhe projekte që janë injoruar nga qeveria Berisha. Ata kanë shkuar edhe më tej duke thënë se projekti i përket vitit 1993, pra 20 vite më parë dhe që në fokus ëqshtë investimi një linje të re me invesztimet e Bankës Botërore. Pikërisht këtë projekt Olldashi ka tentuar ta paraqesë si sukses të qeverisë Berisha dhe enkas të stafit të tij ndërkohë që projekti nuk është zbatuar vetëm pse bashkia e Durrësit administrohet nga socialistët. Ministria e Transporteve, ministri Sokoll Olldashi dhe qeveria e kryeministrit Berisha kanë bërë të gjitha përpjekjet që ky projekt të mos marrë asnjë miratim për investime nga Banka Botërore, ndërkohë që e kanë risjellë problemin pikërtisht dy muaj para zgjedhjeve në kuadër të fushatës elektorale. Mashtrimet e ministrit Olldashi kanë shkuar deri atje saqë të deklarojë se janë 8 mijë famije apo 40 mijë banorë në Durrës që marrin ujë të pishëm. Specialistë kanë pohuar se asnjë familje nuk kanë ujë të pishëm 24 orë dhe se deklarimet janë të pavërteta dhe manipulime në prag prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Durrësi aktualisht, sipas specialistëve të cilët kanë kërkuar edhe përballje publike me specialistë që mbështesin idetë shterpe të Olldashit, merr ujë në më shumë se 85 përqind të familjeve me anë të ngritjes mekanike duke vënë në punë pompat. Nëse do të ndodhë që nga taracat e pallateve dhe apartamenteve në Durrës do të hiqen të gjitha depozitat atëherë qyteti do të përfshihet në kaos të plotë e të rëndë për ujë të pishëm pasi pa ngritje mekanike marrin ujë 30 minuta në 24 orë vetrëm katet e para dhe të dyta të pallateve. Ministri Olldashi ka tentuar të paraqesë projektin si sukses të qeverisë Berisha në një kohë që kjo i përket diskutimeve dhe investimeve që në vitin 1993 me aktor vendës dhe të huaj.

Projekti
Në vitin 1993 Banka Botërore i dha qeverisë shqiptare kredinë afatgjatë për ndërtimin e një linje enkas për furnizimin e qytetit të Durrësit me ujë të pishëm. Konsulenti huaj pasi hartuar në vitin 1993 studimin e bëshmërisë synoi t’i jepte zgjidhje furnizimit me ujë për Durrësi. Plani zhvillimit nga të huaj u nda në tre faza. E para fazë u klasifikua si fazë e ndërhyrjeve emergjente për shkak të situatës aspak të favorshme të furnizimit me ujë të populltaës. 19.6 miliondollarë ishte fondi i planifikuar dhe që do të nxiste shtytjen e mëtejshme të projektit. Në qershor të vitit2000 përfundoi faza e parë e cila kishte për detyrë të rehabilitonte pjesën më të amortizuar të sistemit duke bërë të mundur ndërhyrje në rrjetin shpërndarës dhe në stacionet e pompimit. I gjithë projekti fazës së parë kushtoi 19.6 milion dollarë. Ndonëse u bënë shumë përpjekje, sipas specialistëve, u mundësua vetëm 50 % e projektit në rrjetin shpërndarës. Gjatë zbatimit të projektit në fjalë është bërë e mundur shtrimi në 65 km tubacione, zëvendësimi 400 saraçineskave dhe ndërtimi një depoje uji me kapacitet 2000 m3. Pavarësisht ndërhyrjeve gjendja vijoi të mos ishte e mirë për fatin se zona urbane zgjerohej gjithnjë e më shumë. Gjithnjë sipas specialistëve, mësohet se Masterplani parashikonte dyfishim të kapaciteteve prodhuese e cila klasifikohet edhe si fazë e dytë me një vklerë 44 milion dollarë që kishte parashikuar edhe rritjen e popullësisë dhe detyrimin e ujësjlelësit për të furnizuar me ujë të pishëm 400 mijë banorë. Kjo fazë nuk u mundësua të zbatohej duke lënë në mes gatishërinë e BB në përmirësimin etreguesve të furnizimit me ujë për Durrësin dhe rrethinat e tij si zonë turistike. Plot 20 vite më vonë dhe pikërisht me afrimin e fushatës zgjedhore ministri Sokol Olldashi kujtohet të e risjellë edhe një herë këtë projekt duke e faktorizuar si sukses të qeverisë Bëerisha, qeveri e cila e kishte lënë mënjanë zbatimin për arsyen e vetme se Durrësi qeverisej nga kryetar socialist. Kryeministri Berisha pati deklaruar se në zonën e plazhit popullata dhe bizneset marrin ujë të pishëm pa ndërtprerje në 24 orë dhe në vazdhën e këtij mashtrimi ministri Olldashi ka vijuar të bëjë të njëjtën gjë edhe për banorët ë qytetit. Premtimi dhe deklarimet e kryeministrit i përkasin vitit 2005 në një kohë që edhe sot Plazhi vuan në mënyrë serioze furnizimin me 1 pao dy orë ujë në 24 orë dhe gjithnjë në saj të vënines në punë të pompave. Ardhja në krye të ndërmarrjes së ujësjellësit në Durrës të Doklead Ademit grafiku dhe koha furnizimit shkoi duke u përkeqësuar gjithnjë dhe më shumë. Qyteti bregdetar dhe qyteti turisit i Durrësit është lënë tërësisht në mëshirë të fatit dhe të mashtrimit nga qeveria Berisha. Specialistët pohojnë se më shumë se 50 % e sistemit të rrjetit të ujit të pishëm është i amortizuar. Por specialistë shkojnë edhe më tej duke bërë të qartë se shoqëria e ujësjellësit nuk ka edhe sot një projekt në dorë se ku shtrihet i gjithë rrjeti brendshëm gjë që tregon se nuk bëhet fjalë për azhornim të rrjetit. Në vijim tëgjykimit të rtyre ata theksojnë se për të furnizuar Durrësin me ujë pa ndërprerje duhet një depozitë me kapacitet 45 mijë m3 ujë gjë që deri më tani nuk është bërë e mundur. Pohimet e ministrit Sokoll Olldashi janë cuilësuar tërësisht politike dhe të pabaza, ndërkohë që specuialistët kërkojnë t’i jepet fund këtij lloj spekullimi në dëm të qytetarëve.

Previous articleRetrospektive / Edi Rama, kryetar i sektit të spiunëve
Next articleMes pesimizmit entuziast dhe entuziazmit pesimist