Home Bota Ministri i mbrojtjes letër BE-së: Ukrainës i duhen 250 mijë predha artilerie...

Ministri i mbrojtjes letër BE-së: Ukrainës i duhen 250 mijë predha artilerie në muaj

Oleksii Reznikov, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, i ka shkruar një letër duke i bërë thirrje BE-së që t’i dërgojë Ukrainës 250,000 predha artilerie në muaj. Në një letër drejtuar homologëve të tij në 27 shtetet anëtare, Reznikov shkroi se Forcat e Armatosura të Ukrainës po gjuanin vetëm një të pestën e plumbave që mund të kishin për shkak të mungesës së furnizimeve. Siç raportojnë mediat e huaja, Reznikov shkroi se artileria luan një rol vendimtar në eliminimin e fuqisë ushtarake të armikut.

Mesatarisht, Ukraina gjuante 110,000 predha të kalibrit 155 mm në muaj. Një e katërta e sasisë së përdorur nga Rusia. Nëse nuk do të kufizoheshim nga sasia e predhave të disponueshme të artilerisë, ne mund të përdornim kompletin e plotë të municioneve, që është 594,000 predha në muaj”, tha ai duke iu referuar kapacitetit të sistemeve të artilerisë në dispozicion të Ukrainës.

Sipas vlerësimeve tona, për ekzekutimin e suksesshëm të detyrave në fushën e betejës, nevoja minimale është të paktën 60 për qind e grupit të plotë të municioneve, ose 356,400 predha në muaj“, shtoi Reznikov.

Kërkesa e tejkalon shumë ndihmën që BE po diskuton të dërgojë, duke nënvizuar madhësinë e detyrës me të cilën përballet Kievi ndërsa lufta e tij me Rusinë hyn në vitin e dytë.

Previous articleDakordësimi i Kurtit për planin e BE-së/ Çitaku: Pika 7 e marrëveshjes i jep autonomi serbëve! Kurti ka bërë përllogaritje të gabuara
Next articlePrindërit shqiptarë marrin lajmin e kobshëm, vajza e tyre pjesë e viktimave në tragjedinë e Larisës, përcillet në banesën e fundit një tjetër shqiptare. Ende dy të zhdukur