Home Slideri Ministri Halimi takon krerë të qarkut për çështjen Hamallaj. Alizoti dhe Teliti...

Ministri Halimi takon krerë të qarkut për çështjen Hamallaj. Alizoti dhe Teliti fshehin të vërtetën

halimiNga Xhevo Gradica / Skandali tokave në Hamallaj ka sjellë në Durrës ministrin Eduart Halimi. Ministri është mbyllur për më shumë se 90 minuta në zyrat e qarkut të Durrësit në mesjavë dhe në tryezë çështja Hamallaj ka qenë në epiqendër. Deputeti Halimi ka vendosur që takimin ta zhvillojë me dyer të mbyllura për të mos dhënë detaje lidhur me ato që janë bërë objekt diskutimi. Takimi në mjediset e qarkut është parë si një mundësi për të qenë larg vëzhgimit nga të tjetër, ndërsa nuk janë dhënë shumë detaje lidhur me atë që është biseduar. Kanë qenë fare pak të pranishëm në tryezën e ministrit të Drejtësisë që është edhe deputet i PD për qarkun e Durrësit. Ata kanë tentuar ta justifikojnë praninë e Halimit si një takim rutinë me rastin e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve të qershorit të këtij viti. Por burimet e besuara thonë se në takim nuk ka pasur përfaqësues politik të degës së PD në Durrës. Pohimet e mësipërme bëjnë të ditur se Halimi është interesuar të mësojë nga administrata e Armand Telitit çështje të cilat kanë të bëjnë me zërin kadastral të tokës në Hamallaj dhe detaje të tjera të rëndësishme për shkak të përmasave që ka marë skandali i madh dhe me shumë problematikë sociale. Nuk janë të qarta arsyet përse ministri Eduart Halimi ka zgjedhur qarkun dhe jo prefekturën për të organizuar një takim të tillë të panjoftuar më parë dhe me fare pak të pranishëm. Gazeta “Bulevard” në disa numra me rradhë ka afruar opinionet e banorëve dhe të prefekturës së Durrësit lidhur me atë që ka ndodhur me tokat e Hamallaj. Banorët kanë akuzuar drejtpërdrejtë komisionin e titujve të pronësisë me varësi në institucionin e prefektit të Durrësit dhe zyrën e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme si dhe disa punonjës të bashkisë Sukth. Kanë mbetur ta paqarta arsyet që kanë shtyrë Halimin të shmangë nga tryeza prefektin Genci Alizoti emri të cilit është akuzuar shumë nga banorët e Hamallaj. Deputeti ka prefektuar të e bisedojë këtë çështje tejet delikate me kryetarin e qarkut i cili ka marrë mandatin për të qenë në krye të këtij institucioni vetëm pak javë më parë. Edhe pse mbeten në hije çështje dhe pika të rëndësishme të diskutuara, ka mjaftuar fakti se Halimi ka ngjitur shkallët e godinës së qarkut për dosjen “Hamallaj” dosje e cila ka vite që endet në sallat dhe koridoret e gjykatës së shkallës së parë të rrethit dhe atë të Apelit në Durrës. Burimet bëjnë të ditur se nëse takimi do të ishte për çështje që lidhen me fushatën e zgjedhjeve parlamentare deputeti do të zgjidhte detyrimisht selinë e PD dhe takimi qoftë edhe me dyer të mbyllura do të zhvillohej me përgjegjësit kryesor të fushatës. Por nuk ka ndodhur as e para dhe as e dyta. Në godinën e qarkut nuk është para duke hyrë apo duke dalë, në kohën që ka qenë Halimi në takim, asnjë nga antarët e kryesisë së PD së Durrësit apo deputet të PD-së dhe se Teliti nuk kishte ndonjë peshë për të marrë përsipër udhëzime lidhur me çështjen. Qarku ka tentuar ta paraqesë vizitën e ministrit Halimi si marrje e informacioneve për përgatitjen që po bëhen në Durrës për infrastrukturën zgjedhore. Por kjo thuajse nuk ka bindur të interesuarit pasi institucioni qarkut nuk ka detyrime ligjore dhe as kompetenca për të ndikuar në këtë drejtim. Madje është prefektura e cila merr përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zbatimin e ligjshmërisë nga ana komunave dhe bashkive të qarkut. Prefekti Alizoti ka qenë në zyrë në kohën që është mësuar vizita Halimit në qark dhe shangia e prefektit është shoqëruar me dyshime. Alizoti ka përgjegjësi direkte si për përgatitjen nga njësitë vendore të infrastrukturës së zgjedhjeve, edhe për çëshjen e pronave në Hamallaj. Denoncuesit e falsifikimit të dokumenteve për pronat në Hamallaj kanë thënë se kadastra e qarkut ka të njëjtën përgjegjësi në abuzime si dhe institucionet e tjera. Këto falsifikime për të cilat flasin qytetarët e ndëshkuar në hamallaj janë bërë në kohën që Genci Al;izoti ka qenë kryetar i qarkut. Është thënë shpesh dhe me zë të lartë edhe para trupit gjykues së kadastra e qarkut të Durrësit ka lëshuar dokumente fiktive duke futur në kaos zgjidhjen ligjore të pronave në Hamallaj. Burimet thonë se Eduart Halimi ka qenë i interesuar të marrë informacion të plotë edhe për faktin se banorët kanë pohuar se falsifikimi është bërë për të favorizuar Gazmend Dibrën, drejtorin e përgjitshhëm të burgjeve shqiptare. Dibra ka varësi të drejtpërdrejtë tek Halimi dhe kjo është një arsye më shumë për t’u menduar se ministri Drejtësisë ka pasur mision jopolitik në takimin e tij me kryetarin e qarkut dhe eksponentë të tjerë të këtij institucioni.

 

Previous articleDoklead Ademi gati për grushta me ministrin Halimi: Të dy për lesh kemi për të vajtur
Next articleFyle kundër referendumit për tre ligjet: S’e kuptoj këtë kërkesë, në kërkuam consensus