Ndërsa te Ministria e Jashtme prej pak minutash protestohet nga mbështetës të PDIU dhe shoqatës Çamëria, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka mbërritur në vend takim dhe është futur nga dera e përparme.
Ashtu siç e kishte paralajmëruar PDIU ka nisur të protestojë. Ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi, si dhe një qytetar tjetër që mbante një pankartë “Çamëria është gjallë”.