Home Politike Ministri Balla del me paralajmërimin e fortë: Tolerancë zero, kush guxon të...

Ministri Balla del me paralajmërimin e fortë: Tolerancë zero, kush guxon të mos i bindet urdhrit apo thirrjes së policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar dje ashpërsimin e politikës penale për ata që kundërshtojnë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës. “Një politikë të re penale me mbështetjen e drejtësisë duhet të fillojë të zërë vend në Shqipëri. Kush guxon të mos i bindet urdhërit apo thirrjes së policit, apo të kanosë e agresojë, godasë e kundërshtojë apo ti rrezikojë jetën një punonjësi policie, duhet të kuptojë se toleranca jonë do jetë zero. Kodi Penal është i qartë, kemi bërë ndryshime në vitin 2019, që kanë ashpërsuar dënimet”, deklaroi ai. Kujtojmë se deklaratat e ministrit Balla u bënë dje gjatë ceremonisë përkujtimore në përkujtim të 30-vjetorit të rënies në detyre të dëshmorit të policisë së shtetit Arben Ujka. Mes të tjerash Balla theksoi se parashikimet e Kodit Penal nuk janë zbatuar. “E vërteta është se edhe pse janë në kod, nuk janë zbatuar. Kriminelë që kanë marrë jetën e punonjësve të policisë presin të dalin nga burgu”, u shpreh ai. Ndërkohë ministri i Brendshëm garantoi vlerësim dhe mbështetje për të gjitha familjet e dëshmorëve të Policisë së Shtetit. “Unë jam këtu për të kujtuar se djem si Arben Ujka, i kanë dhënë uniformës së policisë një vlerë të pakrahasueshme. Do vazhdoj të jem më pranë se kushdo tjetër ndaj familjeve të dëshmorëve”, nënvizoi Balla.  Megjithatë ashpërsimi i politikës penale për rastet e sulmeve ndaj punonjësve të policisë është kërkuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla edhe pak ditë më parë pas vizitës në spital tek polici i plagosur në Himarë, Redin Çaushaj.

Previous articleVjedhja e të dhënave nga TIMS, “Foltorja”: Ky kalvar ka nisur që nga 2013, SPAK duhet të hetojë me shumë kujdes
Next articleIsh- presidenti Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm, zbulon planin e Rusisë ndaj Gjeorgjisë