Home Sport Milan ‘hap thesin’, zbulohet premio e çmendur për fitimin e titullit kampion

Milan ‘hap thesin’, zbulohet premio e çmendur për fitimin e titullit kampion

Java e fundit e Serie A po afron gjithnjë e më shumë. Kampionati do të vendoset në 90 minutat e fundit, Milan ose Inter do të kurorëzohet kampion. Skuadra e Piolit po pret vetëm festën para tifozëve të tyre pas fitores ndaj Atalantës. Një hap i sigurt drejt titullit kampion, një çlirim pasi mundi kundërshtarin ndoshta më të frikshëm në finalen e këtij sezoni.

Kundër Sassuolos, kuqezinjtë do të kenë një mijë arsye dhe motive për ta marrë këtë fitore. Stimujt janë të shumtë dhe do të jenë edhe më shumë nëse do të se ka një premio për fitimin e titullit. ‘Repubblica’ raporton një shumë të barabartë me 200 mijë euro për çdo lojtar. E shumëzuar me 27, arrin një shifër totale prej gati 5 milionë e gjysmë.

Një çmim i tepruar për të thënë të paktën që nxjerr në pah dëshirën e klubit për të arritur këtë objektiv. Ndaj mbetet vetëm të mendohet për të fituar kampionatin dhe më pas për të shijuar këtë çmim të pasur.