Home Politike Milaim Zeka: Vuçiç mbetet një prej liderëve më të rëndësishëm të Ballkanit

Milaim Zeka: Vuçiç mbetet një prej liderëve më të rëndësishëm të Ballkanit

Analisti Milaim Zeka e konsideron presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si një nga liderët më të rëndësishëm të rajonit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se Vuçiç ka një ekip këshilltarësh dhe ekspertësh të mençur, falë të cilëve ai është në Tiranë për Samitin e BE.

Sipas Zekës, ardhja e zyrtarëve më të lartë të BE në Tiranë indirekt i kanë treguar Vuçiç që Shqipëria dalëngadalë po shndërrohet në një qendër kryesore të ndikimi politik në Ballkan.

“Ndryshe nga liderët tanë politikë, qoftë Edi Rama, qoftë Albin Kurti që veprimet politike me të huajt i bëjnë me kokë e vet, pa u konsultuar, në bazë të këshillave të ekspertëve Vuçiç erdhi në samit dhe prapëseprapë Vuçiç mbetet një nga liderët më të rëndësishëm në Ballkan”, tha Zeka.

Previous articleProtesta e opozitës, Meta mbërrin në selinë e PD, takim me Berishën dhe ekipin drejtues të partisë
Next articleBorrell në Tiranë: Mbështetje rajonit për t’u përballur me pasojat e luftës! Koha për diskutime serioze mes Kosovës dhe Beogradit