Home Politike Miku i adoleshencës i kushton këngë emocionuese Sokol Olldashit/ Reagon e ëma...

Miku i adoleshencës i kushton këngë emocionuese Sokol Olldashit/ Reagon e ëma Kozeta: Më emocionoi gjer në lotë

E ëma e të ndjerit Sokol Olldashi ish ministër i Transporteve dhe një figurë e njohur dhe me impakt në PD, Kozeta Mamaqi ka marrë një surprizë shumë të bukur në kujtim të djalit të saj.

Një mik i adoleshencës së Sokol Olldashit, i ka kushtuar mikut të tij të ndjerë një këngë shumë prekëse dhe emocionuese.

Të dashur miq, nuk jam marë me statuse, por tani sapo mora nga një mik, mësues i histori-gjeografisë në shkollën “ Todi Koceli” të Selenicës, një link, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju. Mësuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka një këngë , kushtuar birit tim, Sokolit nga një shok i tij i adoleshencës.

Mësuesi ka qenë pjesë e komunitetit të përbashkët, kur unë kam qenë e internuar në qytezën e tyre dhe Koli ishte fëmijë i vogël. Ata e deshën Kolin, i cili nuk e harroi kurrë atë.

Edhe unë e dua Selenicës e njerëzit e saj, sepse në të kam aq shumë kujtime , edhe me birin tim. I miri Ilia, me këtë dërgesë , më emocionoi gjer në lotë. Faleminderit, mik!”, shkruan në rrjetin social, Kozeta Mamaqi.

SOURCEBulevard News
Previous articleKina lëshon satelit për studimin e hapësirës
Next articleU nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e fundit e Princit Philip