Home Sport Mike Tyson në telashe, akuzohet për përdhunim në vitin 1990! 5 milionë...

Mike Tyson në telashe, akuzohet për përdhunim në vitin 1990! 5 milionë dollarë dëmshpërblim

Legjenda amerikane e boksit, Mike Tyson është paditur nga një grua për përdhunim në fillim të viteve 1990-të. Akuzuesja ka paditur Tyson sipas “aktit të New Yorkut për të rriturit e mbijetuar”, teksa kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gruaja, e cila nuk u identifikua, tha në një deklaratë nën betim se pranoi një ftesë nga Tyson për të shkuar në një festë me një limuzinë. Megjithatë, sipas Sport Illustrated, ajo pretendon se Tyson e “përdhunoi dhunshëm” kur ajo hyri brenda në makinë. Ajo shtoi se ka “përjetuar vuajtje ekstreme emocionale, pa u kufizuar në makthe,  apo sulmet e panikut”.

Në majin e 2022, në SHBA u miratua ligji për “aktin e të rriturve të mbijetuar nga përdhunimi”, që u lejon atyre mbi 18 vjeç të padisin abuzuesit e tyre të dyshuar, pavarësisht se kur ka ndodhur abuzimi. 56 vjeçari Tyson kaloi tre vjet në burg gjatë vitet 1990 për përdhunim.

Previous articleScholz kryqëzohet pas dërgimit të tankeve në Ukrainë: Pse shkele me këmbë parimet?
Next articleSKANDALI/ Çfarë po ndodh në Ukrainë? Pas zyrtarëve të lartë, shkarkohen nga detyra edhe disa prokurorë