Home Politike Meta: Rama armiku kryesor i lirive të të rinjve, autori i vrasjes...

Meta: Rama armiku kryesor i lirive të të rinjve, autori i vrasjes së shpresës!

Një tjetër artikull për eksodin masiv të shqiptarëve në mediat e njohura ndërkombëtare si Forbes, e ka nxitur Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta të reagojë.

“Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të “Forbes” – shkroi Meta në Fb.-  Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

“Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje. Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!” theksoi Ilir Meta:

Previous article‘Tre atentatet e dështuara’/ Karamuço: Skenarët e mundshëm që na përfshijnë në sulmet terroriste
Next articleBerisha viziton Panairin e Librit, takohet me qytetarët dhe ndalet te stendat e librave