Home Politike Meta në një linjë me Berishën: Ahmetaj ka përgjegjësinë e tij për...

Meta në një linjë me Berishën: Ahmetaj ka përgjegjësinë e tij për inceneratorët, por gjithçka është bërë me urdhër të Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar gjithashtu deklaratat e thëna një ditë më parë nga ish-ministri Arben Ahmetaj, lidhur me inceneratorët. Në një takim me banorët e Laknasit dhe krah kandidatit për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, Meta tha se Ahmetaj ka pasur përgjegjësitë e tij si ministër, por sipas tij, nuk ka gënjyer kur ka thënë që nuk ka pasur mjaftueshëm fuqi për të lëvizur të gjihë qeverinë. Duke ruajtur të njëjtën linjë me kryedemokratin Sali Berisha, Meta tha se gjithçka është bërë vetëm me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se kreu i qeverisë ka ‘shpëtuar’ deri më tani, port ë gjithë ‘shokët’ i ka çuar pas hekurave, referuar socialistëve të arrestuar.

Pjesë nga fjala e Metës:

Si tha dje ish-ministri Arben Ahmetaj? Tha “nuk isha unë kaq i fuqishëm sa të vija në lëvizje qeverinë”, për punën e inceneratorëve. Normale, ai nuk ka gënjyer. Ai ka përgjegjësitë e veta si ministër, por si mund të futen 17 vendime të paligjshme në një ditë të cilat me procedura normale do të kërkonin të paktën 6 muaj. Vetëm me urdhër të Ramës, që të vjedhë Edi Rama qytetarët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por të fusë edhe shokët e tij një nga një në burg, sic i ka futur. Njëherë Lefterin, njëherë Saimirin, vetëm që të shtyjë ditët e veta dhe agonitë e veta sepse është i pashpresë. Këtu çmimet janë shumë herë më të shtrenjat se në Greqi dhe në BE. Ndihma ekonomike në Shqipëri është ku thërret qameti. Këtu shkon 56 euro në muaj mesatarja, në Kosovë shkon 120 euro. Mbështetja për bujqësinë është inekzistente. I themi këto për të kuptuar se sa shumë ka rrëshqitur vendi në pasiguri.

Çfarë tha Berisha sot?

Kryedemokrati tha se Ahmetaj i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu shtoi se Arben Ahmetaj ia numëroi aty ku e meritonte Veliajt, pasi sipas tij Ahmetaj nuk kishte firmosur për inceneratorin e Elbasanit, por përgjegjësi ishte Veliaj. Ai premtoi edhe se do të nxirrte kush i dha gazetarit Adriatik Doçit dokumentat e dhomave të hoteleve ku pretendohet se ka ndenjur ish-zv.kryeministri.

Previous article800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi
Next articleStili i pantallonave që do të shohim kudo në pranverën e 2023