Home Sport Messi veshi ‘bishtin’, Cristiano Ronaldo me shpatë në dorë feston themelimin e...

Messi veshi ‘bishtin’, Cristiano Ronaldo me shpatë në dorë feston themelimin e Arabisë Saudite

Lionel Messi veshi “bisht”-in, simbolin që përfaqëson mirëqenien dhe mbretërinë në Katar, kur ngriti Kupën e Botës ndërsa Cristiano Ronaldo mori shpatën për të festuar ditën e shënuar të Arabisë Saudite.

Me rastin e 300 vjetorit të themelimit të Arabisë Saudite, CR7 festoi në Ryad duke dalë në fushë për një event festiv i veshur me rroba tipike saudite. Portugezi nuk ishte vetëm por e shoqëronin edhe drejtuesit e Al Nassr dhe shokët e skuadrës.

Ky ishte vetëm një nga aktivitetet e shumta në të cilat Ronaldo u ftua të merrte pjesë, në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet mes sportistëve ose siç quhet në terminologjinë e sportit, lidhja ekipore.

Previous article“Fshehu trungun pas gjetheve”/ Avokati i Ismailajt: Ç’donte të thoshte Meta në SPAK.
Next article“Nuk e bleu dot gjykatësin”, Spartak Ngjela: Ja çfarë do të bëjë Berisha më 3 mars