Home Sport Messi ka ndërruar mendje, dëshiron të kthehet te Barcelona

Messi ka ndërruar mendje, dëshiron të kthehet te Barcelona

Ylli argjentinas Lionel Messi nuk ka gjasa të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, e cila i skadon në fund të sezonit.

Ndonëse më herët u aludua se ai ka vendosur të qëndrojë në Paris edhe për të paktën një vit dhe se klubi së shpejti do të dorëzonte zyrtarisht dokumentin për vazhdimin e bashkëpunimit, megjithatë tani vijnë informacione se ylli argjentinas ka ndërruar mendje.

Siç raporton gazetari spanjoll Gerard Romero, argjentinasi nuk është më i sigurt se dëshiron të vazhdojë kontratën me parisienët dhe ka filluar të shqyrtojë opsionet për t’u rikthyer te Barcelona.

“Që sot, Messi nuk dëshiron të vazhdojë me PSG-në”, shkroi Romero në Twitter.

“Fitimi i Kupës së Botës ndryshoi mënyrën e të menduarit të Messit. Tani ai vlerëson atë që ka tani, më shumë sesa atë që mund të ketë në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Gazeta spanjolle “Marca” pretendon se e gjithë kjo është e vërtetë dhe shpjegon se Messi në fakt përmbushi qëllimin e fundit të madh të karrierës së tij duke fituar Kupën e Botës dhe tani ai thjesht dëshiron të luajë futboll ku do të ishte më i lumtur.

E të gjithë e dijnë se atij i mungon shumë ‘Camp Nou’, ku e kaloi të gjithë karrierën e tij deri në transferimin e tij të bujshëm në Paris.

Previous articleKreshnik Spahiu: Ja dosjet në SHBA për 3 politikanët shqiptarë që duhet të shkojnë në burg
Next articleSkandali me Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së/ Reagon Shpëtim Nazarko: Ngjarja njollos administratën