Home Politike Mesazhi ‘çuditës’ i Ilir Metës: Do ta bëjmë Pukën si Zvicra, PL...

Mesazhi ‘çuditës’ i Ilir Metës: Do ta bëjmë Pukën si Zvicra, PL pranë të rinjve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vizituar Pukën këtë të shtunë, ku shfaqet në një takim me disa të rinj. Në video-mesazhin e shpërndarë në Facebook, Meta shprehet optimist, teksa thotë se me ndryshimin Puka do të kthehet si Zvicra.

“Përshëndetje, jo nga Zvicra, por nga Puka. ME Donin, Demirin, Anisën, Endriti, me këta të rinj të mrekullueshëm.  Vetëm ndryshimi do ta bëjë Pukën, të zhvilluar sa Zvicra, me të rinjtë dhe të rejat e saj”, shprehet Ilir Meta.

Në një tjetër postim, Meta shkroi se partia e tij është shumë pranë të rinjve. “Një takim i mrekullueshëm sot në Pukë me të rinj dhe të reja.

Partia e Lirisë është një mbështetje e fuqishme për të rinjtë pukjanë, që e duan vendlindjen dhe duan ta zhvillojnë atë në mënyrë të qëndrueshme.

Falenderoj Donin, Demirin dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre për këtë ditë të mrekullueshme, që kaluam sot në Pukë e sidomos për idetë e tyre novatore. #14Maj #Puke #Fitore #NdryshimMeCdoCmim”- shkroi Meta ndër të tjera.

Previous articleSi funksionon skema e basteve sportive, pronarë rusë marrin miliona nga shqiptarët
Next articleMickoski: S’diskutohet që OBRM-PDUKM do fitojë, deri 62 deputetë