Home Politike Mesazhet e Këlliçit në celularët e qytetarëve, Komisioneri: Dërgimi i sms-ve i...

Mesazhet e Këlliçit në celularët e qytetarëve, Komisioneri: Dërgimi i sms-ve i paligjshëm, cenohen të drejtat personale! Do të ketë penalizime

Dërgimi i mesazheve me mesazh elektoral në celularët e qytetarëve nga partitë politike apo kandidat është i paligjshëm. Me këtë deklaratë, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka dënuar mesazhet e dërguara automatiksht për qytetarët e Tiranës kandidati i Meta-Berisha për kryeqytetin, Belind Këlliçi. Komisioneri  ka paralajmëruar për penalizime të të gjithë subjekteve zgjedhore që e kanë bërë apo do të vijojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Dërgimi i SMS konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale dhe çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik do të penalizohet sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Ditët e fundit është konstatuar një dërgim masiv mesazhesh të një subjekti zgjedhor në drejtim të qytetarëve nëpërmjet shërbimit të telefonisë së levizshme. Kjo veprimtari konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale dhe vjen në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur në dispozicion të partive politike dhe të çdo subjekti zgjedhor, por edhe të gjithë publikut Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”. Në këtë dokument shpjegohet edhe më qartë qasja në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale. Zyra e Komisionerit do të hetojë çdo rast të shkeljes së ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” nga çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik. Zyra e Komisionerit, gjithashtu, u bën thirrje të gjithë subjekteve zgjedhore të ndalojnë menjëherë çdo përpunim të paligjshëm të të dhënave personale”, thuhet në deklaratë. 

Kujtojmë se së fundmi është publikuar në rrjet një mesazh i Belind Këlliçit kandidatit të çiftit Meta-Berisha, i dërguar tek celularët e qytetarëve, Madje njëri prej këtyre të fundit ka kthyer edhe një përgjigje, e pyet me shpresë se do të marrë përgjigje, se ku e ka gjetur numrin e tij dhe nëse kjo është një vjedhje e të dhënave personale që po u bëhet në masë qytetarëve.

Previous articleStandardet zgjedhore, Meta: Opozita do t’i japë fund monizmit në pushtetin lokal dhe do të sjellë transparencë
Next articleDo të përfaqësojë Shqipërinë sonte në Eurovision, flet Albina Kelmendi: Shtetet e forta na shikojnë si konkurrentë!