Home Kosova Merret vendimi/ Nga 3 janari hyrja në Kosovë vetëm me çertifikatë vaksinimi

Merret vendimi/ Nga 3 janari hyrja në Kosovë vetëm me çertifikatë vaksinimi

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të rrepta kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19. Çdo person që hyn në Kosovë duhet të jetë i pajisur me çertifikatë vaksinimi nga data 3 janar.

Në pikën 2.1 të këtij vendimi thuhet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza.

Në pikën 2.2 thuhet se çdo person që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.

Gjithashtu kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë i njejtë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve të caktuara dhe ndalohet hyrja pa maskë në ambjentet e mbyllura.